Viti 2020 nuk do të përmbyllet pa një prurje të re muzikore të reperes së njohur Melinda Ademi.

Rap-artistja shqiptare pak më parë njoftoi fansat se është në përgatitje të një kënge të re, e cila plasohet së shpejti në treg.

Lajmi po ashtu u konfirmua me disa imazhe provokuese të krijueses së “X5”, ndërsa ka vënë më në fokus asetet trupore.

“Shumë shpejt del kënga e re, sa jeni tu e prit?”, ka qenë përshkrimi i Melindës bashkangjitur fotografive.

Ndërhyrjet nga fansat dhe ndjekësit e 25 vjeçares ishin nga më të ndryshmet, por që duket se mezi po presin për hitin e saj të radhës.

Deri në publikimin e këngës së re, Ademi akoma është duke shijuar sukseset e “X5” që u lansua në fund të muajit gusht në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Projekti i dyshes deri më tani ka grumbulluar afro 20 milionë klikime në YouTube. /TV Malisheva

Share.