Melos Bytyqi – nxënësi që po frymëzon mijëra fëmijë me talentin e tij!
Kush është Melos Bytyqi? Melos Bytyqi është nxënës i klasës së IV, i cili ndjek mësimet e rregullta në SHFMU “Salih Bytyqi” në Shkozë. Melosi gjithashtu është nxënës edhe në shkollën e muzikës “Faik Sylka” në Rahovec. Por, gjatë kohës së izolimit të shkaktuar nga Covid-19, ai ka dërguar video kreative në emisionin FLORINJTË në TV MALISHEVA, video e të cilit ka arritur një audiencë të madhe falë talentit të tij dhe pasionit për muzikën.
Melosi po frymëzon fëmijë dhe nxënës të vendeve të ndryshme që të dërgojnë video dhe foto kreative me tema të ndryshme. Emisioni FLORINJTË është pjesë e mediumit TV Malisheva, Ky emision trajton tema edukative si: shëndetin, ushqimin, natyrën dhe pasionet e fëmijëve.
Deri më tani, janë dërguar me qindra video me motive të ndryshme të shfaqura në televizion, por edhe janë publikuar në rrjetin social në Facebook në faqen Florinjtë – TV Malisheva, ku shumë talentë të rinj janë zbuluar për herë të parë në këtë emision. Ndërsa Melosi ka gjetur një përkrahje të madhe nga shikuesit.
Deri tani video e tij ka marrë 9700 shikime, 122 shpërndarje, 133 pëlqime dhe 48 komente, dhe deri me tani është video më e shikuar në kuadër të emisionit. Ne ftojmë të gjithë nxënësit dhe fëmijët që kanë talente të ndryshme, të bëhen pjesë e programit i cili shfaqet nga e hëna në të premten, duke filluar nga ora 10: 00 – 11: 00.
Për ju që nuk e keni njohur Melosin deri me tani, ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe është pianist shumë i talentuar. Ai në të ardhmen synon që të merr pjesë në koncerte të fëmijëve dhe të realizojë vepra të reja muzikore./TV MALISHEVA/
https://www.facebook.com/florinjte.tvmalisheva/videos/225032428600535/