Akeem Adewunmi, menaxher i njohur në sportin e futbollit sot ka marrë në menaxhim edhe një super talent, i cili është në Kosovë.

Adewunmi ka marrë në menaxhim lojtarin e Werder Bremenit, Larson Feratin, i cili pritet të jetë e ardhmja e futbollit evropian, edhe pse ka vetëm 15 vjet aktualisht, raporton TV Malisheva.

Ky natyrisht është një fat i madh për Feratin, pasi menaxheri i tij ka në menaxhim edhe lojtar të njohur botëror si Sadio Manen e Liverpoolit dhe mbrojtësin Dante.

/TV Malisheva/

Share.