Ish legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Adrian Alija ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës.
Alija gjatë qëndrimit në FFK ka qenë i shoqëruar me trajnerin Arsim Prepolli.
Si duket 42 vjeçari ka hedhur sytë nga ndonjë talent i mundshëm kosovar, pasi siç dihet ai ka nën menaxhim tre futbollistë të Kosovës.
Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin që e dërgoi në Serie A, Mërgim Vojvodën që e bëri me skuadër të re te Standard Lieg, dhe Festim Alidemin që e transferoj në Kroaci.