Pak kohë nga shënimi i golit të tij të 700-të në karrierë, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë në histori nga agjenti i tij Jorge Mendes.

Sulmuesi i Juventusit shënoi të hënën në humbjen 2-1 të Portugalisë ndaj Ukrainës në kualifikimet e Euro 2020.

Me një tjetër rekord për emrin e tij, Ronaldo u lavdërua nga Mendes, i cili beson se më e mira nuk ka ardhur ende nga 34-vjeçari, përcjell lajmi.net.

“Ai është më i fuqishmi ndonjëherë, më e mira akoma nuk ka ardhur dhe do të arrijë shumë me fanellën e Juve”, tha Mendes për Tuttosport.

“Numrat nuk gënjejnë dhe tregojnë mënyrën dërrmuese në të cilën Cristiano Ronaldo shkatërron rekordet, gjë që e ngrit atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit dhe me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin”.

“Ai është në atë pozicion për gjithçka që ka arritur në shërbim të klubeve të ndryshme që ai përfaqësoi, ose në Angli, ose në Spanjë, ose tani në Itali, por edhe me Kombëtaren Portugeze. Dhe fakti është se, me Cristiano Ronaldo, Portugalia tashmë ka luajtur në tre finale, duke fituar dy”, përfundoi ai.

Share.