Mjekët tregojnë shenjat dhe kujdesin që duhet treguar për të mos u infektuar nga kjo sëmundje që përhapet përmes kollitjes dhe teshtimës.

Mjekja Edlira Cenko thotë se është sëmundje ngjitëse dhe vjen nga kontakti i ngushtë mes dy personave.

“Rruga kryesore e shpërndarjes është rruga ajrore nga personi i infektuar tek personi I shëndoshë. Ato inflatohet tek zvagra e hundës dhe e gojës dhe pasi kalojnë barrierat mukozale, futen në qarkullimin e gjakut deri në tru”, tha ajo.

Më të rrezikuarit janë të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

“Kura e vetme është antibiotiku”

Meningjiti është një sëmundje virale dhe bakteriale i cili prek ata me imunitet të dobët. Sipas mjekëve shenjat e para dalluese janë temperature e lartë, të vjella dhe dobësi.

Në Shqipëri dje u konfirmua rasti i parë i meningjitit./OraNews/

Share.