Dyshimi ndaj vetvetes është një problem shumë i zakonshëm – dhe efektet janë shumë më të fshehta saqë i paramendojmë. Ky hezitim i ka penguar shumë njerëz në sjelljen e ndonjë ideje gjeniale që ndoshta do kishte mundur ta ndryshojë edhe botën.

Kur ju dyshoni në vetvete, ju hezitoni duke menduar se ideja juaj është e keqe, pa i dhënë shansin e ekspozimit. Pra, sit a largoni mos-besimin ndaj vetes?

Mësoni dhe praktikoni

Një mënyrë e sigurt për ta larguar mosbesimin ndaj vetes është të mësuarit dhe praktikuarit. Nuk ka të bëjë me ndonjë lloj mësimi formal, por thjeshtë ta rishikoni idenë tuaj disa herë dh eta shqyrtoni nga të gjitha perspektivat. Në këtë mënyrë, afërsia me idenë tuaj dhe mënyra si funksionon, mund të ju bëjë të ndjeheni më të relaksuar.

Merrni një opinion të dytë

Mosbesimi duhet të jetë një situatë e vetmuar. Nëse keni miq apo familjar që mund ti besoni, atëherë duhet ti lejoni që të bëjnë një gjë të tillë. Ndjenjat dhe kujdesi i të afërmve tuaj mund të ndikojë në ngritjen e vetëbesimit tuaj dh eta tejkaloni dyshimin ndaj vetes. Mendimi i të tjerëve është më se i nevojshëm, por kur bëhet fjalë për vendimet, ju duhet ti bëni vetë.

Bëni një pushim

Nëse ndjenjat tuaja të mosbesimit janë në rritje, atëherë dilni në mbrëmje me shokët, apo thjeshtë bëni ndonjë qejf. Kjo mund të jetë ndonjë relaksim në kafenenë tuaj të preferuar, apo ndonjë pushim gjatë kohës së vikendit. Ndonjëherë, duke mos menduar për gjërat që ju bëjnë të ndjeheni të pasigurt, ndikon që të gjeni më lehtë zgjidhje për to dhe ti ekzekutoni sa më shpejt që është e mundur, shkruan femina. Kjo ndodh sepse ndonjëherë të menduarit e tepërt mund të jetë rrënja për mos besimin ndaj vetes. Sapo të fillojë paranoja, do të merrni tatëpjetën. Ja pse duhet ndonjëherë thjeshtë të pushoni dhe mos preokupoheni shumë.

Ruani qetësinë

Gjëja e fundit që duhet të bëni për mposhtjen e mosbesimit dhe ndonjë panik të pakontrolluar, është të ruani qetësinë. Vetëm kujtoni këshillat e mësipërme dhe nëse nuk keni sukses, thjeshtë buzëqeshni dhe lëreni mënjanë ankthin – kujtoni ndonjë storie interesante që ju bën të qeshni me lot. /TV Malisheva

Share.