Në Mercedes, T-Class është përshkruar si “një furgon kompakt i qytetit për familjet, dashamirët e pushimeve dhe ata të punës”.
Ky model, siç thonë në Mercedes, është përshtatur me nevojat e familjeve, ndërsa në të njëjtën kohë do të jetë i përshtatshëm për adhuruesit e pushimeve.
Modeli i ri do të jetë gjithashtu rezultat i një bashkëpunimi me Grupin Renault-Nissan-Mitsubishi, dhe automjetet nga kjo familje do të shiten nën Mercedes Citan dhe Mercedes T-Class (versioni i pasagjerëve i përqendruar në persona privatë).
Në gamën e prodhuesit gjerman, Mercedes T-Class pozicionohet poshtë modeleve të V-Class, të cilat mbulojnë segmentin e furgonëve të mesëm, dhe do të arrijnë në salla ekspozite në vitin 2022.
Përveç sistemeve të shtytjes konvencionale, do të ketë një version plotësisht elektrik./Tv Malisheva