Në auto-sallonin aktual të qytetit kryesor të Bavarisë, është ekspozuar edhe një SUV elektrik nga Mercedes.

Bëhet fjalë për Mercedes EQB i cili përmes një prezantimi virtual u prezantua këtë pranverë, kurse tani ky SUV po prezanton edhe versionin elektrik të modelit konvencional GLB.

Gjatësia e veturës është 4.684 mm, e blerësit do të kenë në dispozicion opsionin me tre rreshta të ulëseve, pavarësisht që i fundit është dedikuar enkas për personat me gjatësi prej 165 centimetra apo më mirë thënë për fëmijë.

Kapaciteti i bagazhit varion nga 495-1.710 litra, varësisht nga konfiguracioni, qoftë ai me pesë apo shtatë ulëse.

Varianti që do të jetë i disponueshëm për të gjithë në Evropë, EQB 300 i ka 224 kuaj-fuqi. E ata që dëshirojnë diçka më të fuqishme, në dispozicion do ta kenë EQB 350 me 292 kuaj-fuqi.

Kapaciteti i baterisë është 66,5 kWh, e autonomia e projektuar në vozitje është deri në 420 kilometra (WLTP).

Ndryshe, të dy modelet kanë nga dy motorë elektrik dhe bëjnë tërheqje me të katër rrotat, e më vonë planifikohet edhe versioni me më pak fuqi dhe me vetëm një motor./TV Malisheva

Share.