Një video ka qarkulluar në mediat sociale ku thuhet se ushtarët turq shkojnë të Iuftojnë për Rusinë në Iuftën në Ukrainë.

Klipi u publikua për herë të parë të hënën nga një kanal Telegram pro-rus duke pretenduar se “legjionarët turq iu bashkuan ushtrisë ruse dhe do të marrin pjesë në operacionet luftarake në Ukrainë”.

Në video shihen dy ushtarë që mbajnë një flamur turk dhe shprehin gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në konflikt, shkruan Euronews. 

”Do të shkojmë dhe do të kthehemi me ndihmën e Allahut”, tha një prej ushtarëve me një flamur turk të ngjitur në jelek antiplumb.

Shkronja “Z” është e dukshme në flamurin rus – një simbol i pushtimit rus të Ukrainës, duke sinjalizuar se video është një e fundit./TV Malisheva

Share.