Meremetimi i sallës së sporteve në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, është futur në fazën finale dhe punimet janë afër përfundimit. Kështu është bërë e ditur sot, gjatë inspektimit të punimeve në këtë sallë nga ana e drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina dhe shefit të prokurimit, Nuhi Shala, të cilët krahas inspektimit të punimeve, kanë mbikëqyrë edhe realizimin e projektit sipas kontratën.
Bazuar në punën e bërë deri më tani dhe në bazë të informacioneve të marra nga punëkryesi dhe mbikëqyrësi, u bë e ditur se brenda pak kohësh do të përfundoj meremetimi i tërësishëm i kësaj salle dhe së shpejti do të jetë në funksion të zhvillimit të mësimit në gjimnaz.
Sipas drejtorit komunal të urbanizmit, Ahmet Morina, “meremetimi i sallës është pjesë e projektit për meremetimin e shkollave, projekt dyvjeçar dhe punimet në këtë projekt, përfshi edhe meremetimin e sallës, janë duke ecur sipas dinamikës së paraparë të punimeve”./TV Malisheva