Disa mërgimtarë gjatë ditës së sotme, e kanë vizituar Komunën e Malishevës, përkatësisht Kryetarin e Komunës, Ragip Begaj dhe nënkryetarin Hajdin Berisha, ku kanë bashkëbiseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me punën e tyre në mërgim, por edhe për zhvillimet e përgjithshme në komunë.
Mërgimtarët e kanë falënderuar komunën dhe kryetarin për pritjen që ju bëhet, si dhe për ofrimin shërbimeve të shpejta në komunë.
Në mesin shumë mërgimtarëve që e kanë vizituar komunën dhe kryetarin, janë edhe Alban Gashi, nga Kijeva dhe Burim Krasniqi, nga Tërpeza, të dy këta që jetojnë dhe veprojnë në Itali. Ata u shprehën të kënaqur me pritjen dhe shërbimet e mira në komunë, pasi të gjithë dokumentacionet e nevojshme i marrin shpejt, por edhe pritja nga ana e zyrtarëve është shumë e mirë dhe miqësore.