Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar sot në takimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se pandemia e koronavirusit do të tejkalohet më shpejt nëse bota punon së bashku në luftimin e saj, raporton Reuters.
Merkel ka dhënë mesazhin e saj nëpërmjet një lidhje me video në takimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Jam e bindur se do ta tejkalojmë këtë pandemi. Sa më tepër të punojmë së bashku ndërkombëtarisht, aq më shpejt do t’ia dalim kësaj”, ka thënë Merkel.
“OBSH-ja është institucion legjitim e global, ku bashkohen të gjitha temat. Ky është rasti që ne duhet të vazhdojmë të shikojmë se si mund të përmirësojmë më tej funksionimin e saj”. /Tv Malisheva