Një person i cili mbajti peng 23 fëmijë pasi i kishte ftuar në një festë të rreme që organizoi për vajzën e tij, u vra nga policia në veri të Indisë, sipas një njoftimi nga autoritetet lokale.
Gjatë një konference për shtyp, autoritetet përshkruan se si Subhash Batham i ftoi fëmijët në shtëpinë e tij në fshatin Kasaria në Farrukhabad, me preteksin se do të oganizonte një festë për vajzën e tij 1 vjeçare, por më pas i mbylli fëmijët brenda në shtëpi.
Fëmijët që u morën peng ishin rreth moshës 10 vjeç, shkruan CNN.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se u ekzektua nga policia gjatë operacionit për shpëtimin e fëmijëve ku u përfshi dhe ekipi i antiterrorit.
Pengmarrësi kërkonte një shumë të majme parash për secilin fëmijë, 10 milion rupi indiane ose 140.000 mijë dollarë, si dhe të rrëzoheshin të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
Policia negocoi 8 orë për shpëtimin e fëmijëve por më pas ata kuptuan se pengmarrësi kishte armë dhe eksplozivë. E vetmja mënyrë për të shpëtuar fëmijët ishte ekzekutimi i tij, tha policia në fund të deklaratës.