Një vendim i ri do të merret me bankat.

Bankat në vend prej vitit të ardhshëm do të veprojnë në një rregullore të përbashkët në lidhje me pakon bazike. Ky vendim vjen në kuadër të rregullimit të funksionimit të institucioneve bankare në treg.

Kështu ka paralajmëruar Sokol Havolli, zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës në emisionin Frontal në T7.

“Është një çështje për të cilën kemi marrë ankesa për çmimet e larta të bankave për mirëmbajtjen e llogarive, Ne kemi vendosur që nga janari i vitit 2020, të hyjë në fuqi rregullorja që e rregullon pakon bazike, Pako bazike mund të nënkuptojë një llogari rrjedhëse, një kartelë bankare, pasqyra financiare të jetë me një kosto minimale”, ka deklaruar mes tjerash Havolli.

Sipas Havollit, tregu ka disa akterë të cilët nuk kanë një rrjedhë konstante, disa nga ta kanë tarifa më të larta.

Share.