Britney Spears thuhet se nuk do të kthehet më në skenë pasi të ketë mbaruar kujdestaria e saj, sipas TMZ.

Performancat thjesht nuk janë një përparësi për këngëtaren 39-vjeçare pas gjithë këtyre ngjarjeve.

Raportimet vijnë në përputhje me menaxherin e Spears, Larry Rudolph, i cili ka dhënë dorëheqjen nga ekipi i saj në korrik dhe duke cituar dëshirën e yllit të muzikës pop për t’u pensionuar zyrtarisht.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur unë dhe Britney komunikuam për herë të fundit, në atë kohë më njoftoi se donte të bënte një pauzë të pacaktuar”, tha Rudolph, i cili punoi me artisten për 25 vjet.

Fatmirësisht, nëse Spears ndonjëherë vendos të kthehet në skenë, nuk do të jetë nën mbikëqyrjen e babait të saj falë gjykatëses së Gjykatës Supreme të Los Angeles, Brenda Penny.

Vendimi i Penny erdhi në të njëjtën javë, kur avokati i Britney, Matheë Rosengart, i bëri padi gjykatës që të pezullojë Jamie nga kujdestaria e saj.

Rosengart gjithashtu kërkoi që të emërojë John Zabel si kujdestar të përkohshëm të Spears, gjë që u miratua edhe nga Brenda. /TV Malisheva

Share.