Jonida Maliqi ishte e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin foli gjerë e gjatë për jetën e saj. Këngëtarja renditi një më një të gjitha sukseset dhe arritjet më të mëdha, e nuk la pa përmendur edhe momentet më të vështira të jetës.
Përgjatë emisionit ajo u surpriza nga tre meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj. I pari ishte miku i saj më i mirë, Ardi Asllani, i cili i kishte dërguar Jonidës një videomesazh. Mesazhi i Ardit e bëri këngëtaren të qeshte, pa e ditur se më vonë do të qante.
Babai dhe djali i saj, Dan, i kishin dërguar Jonidës dy mesazhe zanore, të cilat ajo nuk i priste apsak. /TV Malisheva