Mësimdhënsit e Komunës së Malishevës para disa kohësh kanë kërkuar përmes gjykatës pagat jubilare. Pas procesit gjyqësor të cilin proces e kanë fituar mësimdhënësit përmes Avokatit B. Kolgeci njofton Tv Malisheva. Tani ka filluar ekzekutimi i pagave jubilare në disa shkolla. Mësohet se përfitues janë mësimdhësit me përvojë 10 vjeçare kanë fituar 50% të pagës. Mësimdhënësit me 20 vite përvojë kanë përfituar 75% të pagës, mësimdhënsit që kanë 30 vite përvojë kanë fituar 100%, të pagës, ndërsa mësimdhënësit që kanë 40 vite përvojë kanë fituar 150%. Përfitimet në këto paga i kanë bërë mësimdhënsit pas padisë së bërë institucioneve komunale në Malishevë./ TV Malisheva /

Share.