Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të katërt në Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Feronikeli ka shënuar fitore bindëse ndaj Dritës me rezultat 101:66 dhe në çerekfinale do të përballet me Bashkimin.

Skuadra e Ponte Prizrenit ashtu siç është pritur e ka mundur Prishtinën e Re me rezultat 83:51 dhe në çerekfinale do të ndeshet me Pejën.

Trepça e ka mundur Vushtrrinë me rezultat 85:48 dhe u kualifikua në mesin e tetë skuadrave më të mira.

Në rrethin e ardhshëm do të ballafaqohet me Rahovecin, që është organizator i Final 8. Golden Eagle Ylli e ka eliminuar Megasportin, duke e mundur me rezultat 94:57 dhe në çerekfinale e pret fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina.

Final 8 e Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec.

Rezultatet 

Feronikeli – Drita 101:66

Ponte Prizreni – Prishtina e Re 83:51

Trepça – Vushtrria 85:48

Golden Eagle Ylli – Megasport 94:57

 

Share.