Ballkani, CFR Clujt, Slavia Praga dhe Sivasporit janë pjesë e Grupit G të Ligës së Konferencës dhe do të synojnë të vazhdojnë një hap më tutje drejtë fazës së eliminimi direkt të këtij kompeticioni.
Skuadra kosovare sot ka mësuar edhe orarin e përballjeve të këtij grupi e që do të nis më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me sfidën kundër CFR Cluj 1907.
Një javë më vonë, më 15 shtator kampioni i Kosovës udhëton drejtë Pragës për t’u përballur me Slavian, pastaj me 6 dhe 13 tetor zhvillohen dy përballjet me Sivasportin dhe me 3 nëntor mbyllet kjo kampanjë me ndeshjen kundër CFR Cluj./TV Malisheva