Sot në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri të Prince Caffe Superligës së Kosovës por edhe Superliga e Femrave, Liga e Parë në dy kategoritë si dhe Liga e Dytë për edicionin 2022/23.

PrinceCaffe Superliga qysh në xhiron e parë pritet të fillojë me super ndeshje, mes dy rivalëve të vjetër Sigal Prishtina dhe Peja, kurse ndeshjet e tjera të xhiros së parë do të jenë Trepça-Ponte Prizreni, Bashkimi-Vëllaznimi dhe Rahoveci-Golden Eagle Ylli. Këto ndeshje do të zhvillohen mes datave 10 dhe 11 shtator.

Kampion në fuqi i Superligës së Kosovës është Golden Eagle Ylli që pati një sezon të jashtëzakonshëm.

/TV Malisheva

Share.