Marrëdhënia e Cristiano Ronaldos me Manchester United tanimë është shkatërruar pas intervistës së fundit të superyllit portugez me gazetarin e njohur, Piers Morgan.

Ronaldo pritet që të largohet nga “Djajtë e Kuq” qysh në merkaton e janarit, ndërsa tani është bërë i ditur klubi i cili ka shprehur interesim në shërbimet e 37 vjeçarit, raporton TV Malisheva.

Siç raportohet nga “Daily Mail”, skuadra amerikane, Inter Miami veçse ka bërë një lëvizje për të transferuar Cristiano Ronaldon.

Thuhet se David Beckham është duke biseduar rreth një transferimi të mundshëm të Ronaldos me agjentët e superylli portugez.

Share.