Për të ngjeshur brumin me shije të përsosur është e nevojshme më parë të aktivizoni tharmin.
Shumë amvisa të papërvojë brengosen se a do të dinë ta bëjnë këtë si duhet, mirëpo ky është procesi më i thjeshtë.
Në tri veprime të ardhshme shikoni si ta aktivizoni tharmin dhe si të ngjishni brumin.
Veprimi i parë
Ujë të ngrohtë apo qumësht të ngrohtë. Varësisht se çfarë ju shkruan në recetën e brumit, nxehni pak ujë apo pak qumësht.
Kurrë nuk bën ta lini të vlojë por vetëm pak i ngrohtë të jetë. Nëse ju duket më të lehtë, mund të përdorni ujin e nxehtë nga çezma, ndërkaq qumështin nxeheni vetëm pak. Pastaj ujin e nxehtë apo qumështin qiteni në enën në të cilën do të ngjishni brumin. Shtoni tharmin dhe përzieni. Përpiquni që të ketë sa më pak mbeten droçka.
Veprimi i dytë
Shtoni pak sheqer. Pasi që tharmin ta qitni në ujë apo qumësht, shtoni një apo dy lugë të vogla sheqer (varet se çfarë shkruan në recetën për brumë).
Tharmi ushqehet me sheqer dhe sheqeri do t’i ndihmojë që të shumohet dhe të aktivizohet. Në esencë kjo e përshpejton procesin. Kur ta qitni sheqerin sërish përzieni.
Veprimi i tretë
Lëreni të qëndrojë. Nëse keni zgjedhur dy veprimet e para, e gjitha që duhet të bëni është ta lini tharmin në enë që të qëndrojë afro 15 minuta.
Pas kësaj kohe kur të kontrolloni në enë duhet të ketë flluska, d.m.th. tharmi shkumon. Kjo do të thotë që tharmi është aktivizuar dhe është koha që ta përdorni. Atëherë qitni përbërësit e tjerë të brumit dhe ngjisheni./ Tv Malisheva