Wayne Rooney ka zgjedhur mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Një nga debatet më të mëdha në botën e futbollit është ai për lojtarin më të mirë në histori, ku flitet për emra si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, por edhe Pele e Maradona.

Sigurisht, për futbollin modern, në këtë debat futen vetëm Messi e Ronaldo, dhe rreth këtyrë dyve është pyetur edhe Rooney, i cili kishte shok skuadre CR7.

“Edhe pse Ronaldo është shoku im ,unë do të zgjedh Messin”, ka thënë Rooney, transmeton lajmi.net.

“Ronaldo është i pamëshirshëm në zonë, një vrasës. Por, Messi do të torturojë para se të të vrasë. Me Messi, ti ke ndjenjës sikur ai bën më shumë qejf”, ka shtuar anglezi.

Këto komente të Rooney mund të jenë pakëz befasuese, pasur parasysh kohën që ai ka kaluar me Cristiano Ronaldo, te Manchester United. /

Share.