MesRonaldinho dhe i vëllai i tij Roberto Assis u liruan nga burgu ku ndodheshin në qytetin Asunsion në Paraguaji.
Mirëpo tani ata të dy ndodhen në arrest shtëpiak, pra në një hotel, ku nuk i lejohet që të dalin dhe sidomos të braktisin qytetin, deri sa procesi të mbyllet dhe prokurori të mos gjejë provat e duhura për të formuluar një dënim.
Shuma e paguar prej 1.6 milionë dollarësh vleu si garanci për t’i lënë të lirë, edhe pse jo plotësisht.
Por, sipas “TNT Sport”, këtë shumë parash mund ta ketë paguar ish-shoku i tij te Barcelona, Lionel Messi, duke ditur se Ronaldinho llogaritë i ka të bllokuara dhe nuk ka para brenda./ Tv Malisheva