Lojtarët e Barcelonës tashmë janë kthyer në klub, pas vetëizolimit dy mujor që kanë kaluar nëpër shtëpitë e tyre.
Skuadra katalunase kishte njoftuar të gjithë lojtarët se duhet të jenë prezent sot (6 maj) për t’i përfunduar analizat kundër coronavirusit.
Në qendrën shëndetësore ‘Joan Gamper’ janë parë lojtarë si Lionel Messi, Luis Suarez, Marc-Andre ter Stegen, e disa të tjerë që kishin arritur për të përfunduar analizat.
Pandemia botërore ndaloi të gjitha aktivitetet sportive në Spanjë nga mesi i muajit mars, mirëpo tani ata janë të gatshëm që të rikthehet.
Ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehet La Liga, mirëpo fundi i muajit maj pritet të jetë definitiv.
Lojtarët tashmë kanë filluar me stërvitjet individuale, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj./TVMalisheva