Leo Messi u dëmtua sërish në ndeshjen e fundit ndaj Villareal. Sulmuesi argjentinas u rikthye në fushë pas dëmtimit prej një muaj, por luajti vetëm një pjesë loje pasi ndjehu sërish shqetësime dhe trajneri Valverde e zëvendësoi për ta mos rrezikuar më shumë. Sfida e radhës për katalanasit është ajo ndaj Interit ditën e mërkurë në Champions League. Ditën e sotme Messi është stërvitur fillimisht me skuadrën, më pas ka bërë stërvitje të diferencuar.
Një e gjë e tillë tregon që lojtari mund të grumbullohet nga trajneri Valverde për ndeshjen ndaj zikaltërve. Siç raporton “El Mundo Deportivo”, përveç Messit, në dyshim është edhe Dembele, ndërsa nga minuta e parë në sulm mund të jenë sërish Suarez, Grizman dhe Carlos Perez, pasi katalanasit nuk dua të rrezikojnë me futjen që nga minuta e parë të Messit, për të evituar një dëmtim më të gjatë të tij.