Lionel Messi ka rrëfyer për vështirësitë me të cilat ishte përballur në fillim të karrierës së tij në Barcelonë, duke insistuar se përkundër që kishte kaluar nëpër kohëra të vështira, ai kurrë nuk e shqyrtoi mundësinë e kthimit në vendlindje.

Ylli argjentinas Lionel Messi u ngrit nëpër rangimet e ndryshme të akademisë së Barcelonës La Masia, para se t’i bashkohej ekipit të parë në vitin 2004. Që nga atëherë, ai ka arritur t’i fitojë 34 trofe në Camp Nou, përfshirë këtu dhjet tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj periudhe, Messi ka arritur t’i grumbullojë edhe pesë Topa të Artë, duke e fituar statusin e njërit ndër futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti, për shkak të rekordeve të tij të shumta në të gjitha garat.

Gjithçka është dukur shumë e lehtë për Messin në Barcelonës, mirëpo ai e kujton një periudhë në fillim të këtij rrugëtimi, kur tranzicioni nga Argjentina në Spanjë i kishte rezultuar më i vështirë sesa që e kishte paramenduar.

Messi i kishte bërë gati valixhet dhe ishte larguar nga Newell’s Old Boys në vitin 2001, duke u zhvendosur në një kontinent krejt tjetër qysh në moshën 13-vjeçare.

“Isha në Barcelonë për rreth 15 ditë dhe pastaj u ktheva në Argjentinë. Pas disa muajve, ata më telefonuan dhe unë u thashë se isha i gatshëm të vijë dhe ta fillojë ëndrrën time në Barcelonë. Ishte një lumturi e madhe për mua dhe familjen time”, thotë Messi në dokumentarin e tij “Becoming Leo Messi”.

“Unë mezi prisja ta mësoja se a do të vija këtu.. E vërteta është se në atë kohë nuk e kuptoja ndryshimin e madh që do ta përjetoja. Gjithçka që doja ishte të vija në Barcelonë dhe të luaja. Unë nuk ishte i vetëdijshëm për vështirësitë që do t’i kishim unë dhe familja ime”.

“Në fillim, e vërteta është se ishte e vështirë, shumë e vështirë. Gjëja më e bukur është kur luan dhe fakti që unë nuk mund të luaja e bënte të vështirë. Në mes, unë kisha edhe probleme me disa lëndime. Kur pata mundësi të luaj këtu pas dy, tre apo katër muajve, u lëndova në ndeshjen e parë dhe mbeta jashtë fushës për edhe një muaj e gjysmë”.

“Ato ishin kohëra të vështira, por kurrë s’më shkoi në mendje të kthehem në shtëpi. Vëllezrit e mi ishin kthyer në Argjentinë, përshtatja e motrës time këtu ishte gjëja më e vështirë sepse ajo është më e vogla dhe ishte e vështirë për ta, shkaku i shkollës dhe gjithçka tjetër. Ata vendosën që nëna ime do të shkonte në Argjentinë me të”.

“Unë isha i vetëm dhe ata më pyetën se çfarë dua të bëj, nëse do të qëndronim apo do të largoheshim, më thanë se vendimin duhej ta merrja unë dhe se ata do të më mbështesnin pavarësisht çka. Unë e kisha të qartë se dëshiroja të qëndroja”.

Share.