Lionel Messi ka fituar çmimin ‘Topi i Artë’ për herë të gjashtë në karrierën e tij, duke lënë pas kështu Cristiano Ronaldon, i cili numëron pesë çmime të tilla.

Lionel Messi ka fituar këtë çmim sonte në Paris – në ceremoninë e organizuar nga ‘France Football’.

Pas triumfit, Messi dha një mesazh emocionues:

“Në gjithë këtë kohë unë kurrë nuk ndalova së ëndërruari, duke dashur të vazhdoj të përmirësohem dita ditës. Unë jam i vetëdijshëm se sa vjeçar jam, por kam edhe disa vite të tjera edhe pse gjithçka ndodh shumë shpejt. Dua të vazhdoj të shijoj futbollin”, tha Messi pasi fitoi çmimin.

“Dua të falënderoj gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoj këtë çmim, faleminderit shumë”, përfundoi ai.

Share.