Mesut Ozil ka konfirmuar se është tërhequr nga futbolli në moshën 34-vjeçare.
Ish-mesfushori i Arsenalit kishte luajtur për skuadrën e ligës turke, Istanbul Basaksehir gjatë verës, por ka bërë vetëm tetë paraqitje për klubin këtë sezon pas një sërë lëndimesh.
Ai e zbuloi lajmin në Instagram në një deklaratë ku lexonte: “Përshëndetje të gjithëve, Pas shqyrtimit të mirë, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist”.
“Dua të falënderoj Schalken, Werder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahçe dhe Basaksehir, të gjithë miqtë e mi në futboll. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm”.
/TV Malisheva