Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kryesisë, kanë pritur në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë të prirë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të cilin e kanë njoftuar për ecurinë e bisedimeve që po zhvillohen me LDK-në drejt krijimit të koalicionit të ardhshëm qeverisës, si dhe prioritetet dhe detyrat që presin qeverinë në ardhje.

Presidenti Ilir Meta duke njoftuar mbi gjendjen dhe dëmet në Republikën e Shqipërisë pas serisë së tërmeteve që e goditën Shqipërinë, falënderoi për solidaritetin e popullit të Kosovës dhe organizimin e VV-së, e cila ishte e mobilizuar për disa ditë radhazi në mbledhjen e ndihmave të cilat u nisën drejt zonave të prekura.

Udhëheqësi i shtabit të emergjencës në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla njoftoi se përmes tre konvojeve janë dërguar në zonat e goditura afro 400 tonë ndihma përfshirë ushqim, veshmbathje e gjëra të nevojshme për strehim.

Ndërkaq, kryetari Kurti njoftoi Presidentin Meta për ecurinë e bisedimeve që po zhvillohen me LDK-në drejt krijimit të koalicionit të ardhshëm qeverisës si dhe prioritetet dhe detyrat që presin qeverinë në ardhje.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë theksoi nevojën e krijimit të qeverisë dhe institucioneve të reja sa më shpejtë.

Share.