Meta ka prezantuar modelin e saj të AI-s, Massively Multilingual Speech, (MMS) që mund të përkthejë mbi 1,100 gjuhë dhe dialekte nga e gjithë bota.

“Shumë nga gjuhët e botës janë në rrezik të zhdukjes dhe kufizimet e teknologjisë aktuale të njohjes së të folurit dhe gjenerimit vetëm sa do ta përshpejtojnë këtë prirje. Ne duam t’ua bëjmë më të lehtë njerëzve qasjen në informacion dhe përdorimin e pajisjeve në gjuhën e tyre të preferuar, dhe sot po njoftojmë një seri modelesh të inteligjencës artificiale (AI) që mund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë këtë”, tha kompania.

Meta thotë se programi i saj MMS mund të identifikojë gjithashtu më shumë se 4,000 gjuhë të folura, duke ofruar kapacitet të konsiderueshëm për të lidhur dhe integruar më shumë rajone në të ardhmen.

/TV Malisheva

Share.