Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi sot lidhur me protestën që po mbahet para selisë së Partisë Demokratike.
Presidenti Meta bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.
Në një deklaratë të tij, Meta theksoi se domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.
“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë. Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, thuhet në deklaratën e presidentit Meta./TV Malisheva