Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot është takuar në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Kreu i shtetit shkruan se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane.

Sipas tij, komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali një urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve./TV Malisheva

Shënimi i presidentit Meta:

Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesur – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë evropiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Share.