Gjilani është mposhtur në derbin lokal nga Drita me rezultat minimal 1-0.

Kjo ishte ndeshja e tetë për Gjilanin që nuk e ka shijuar fitoren në derbin e Anamoravës.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka folur pas ndeshjes duke thënë se pjesa e parë i takoi atyre, por në të dytën lëndimi i Melos Bajramit ndikoi edhe te goli.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë jemi mbrojtur mirë. Mendoj që kemi pasur mundësi në pjesën e parë për të shënuar. Ishim më ofensivë, krijuam edhe raste. Por ky është futbolli”.

“Jemi futur me dëshirën për ta fituar ndeshjen. Deri te momenti i golit ishim stabil prapa. Lëndimi i Melos Bajramit na destabilizoi, mbrojtja ra te goli. Hyri një lojtar me përvojë dhe është dashur të jetë më i kujdesshëm. E kishim rastin e fundit me Kelmendin dhe nuk shënuam. Duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë. Luajtëm ndaj një kundërshtari që ka kualitet”, ka deklaruar Mezani.

Ai tutje ka thënë se në janar do të marrin lojtar të ri, pasi disa nga aktualët nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit.

“Skuadra ka nevojë për përforcime. Do të studiojmë mirë pozicionet ku kemi nevojë. Nuk guxojmë të gabojmë në përzgjedhjen e lojtarëve. Disa lojtarë nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit. Këtë ua kam thënë edhe atyre dhe e them edhe publikisht. Në futboll vlen ajo që jep e jo ajo që ke dhënë. Do të marrim lojtarë që ndihmojnë skuadrën”, ka shtuar Mezani.

Share.