Lajmi për vdekjën e basketbollistit, Kobe Bryant ka tronditur botën.

Ndërsa gjatë ditës së sotme mijëra fansa janë mbledhur në stadiumin “Staples Center”, të Los Anxhelosit, aty ku Kobe ka luajtur për 20 vite të karrierës së tij në basketboll.

Tifozët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në nderim të yllit të NBA-së, që u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, pas një aksidenti të cilin e ka pësuar me helikopter, e ku ndodhej edhe vajza e tij 14 vjeçare.

Tek tifozët u panë lot e trishtim, të cilit ishin shumë të tronditur nga lajmi për vdekjen e tij.

Mirëpo jo vetën në Los Anxhelos, ku Bryant luante, raportohet se në të gjithë Amerikën, tifozët kanë vendosur lule në ndërim të “Black Mamba”

Share.