Gazetari Milaim Zeka ka postuar dy video ku shihen dy vetura duke vozitur me shpejtësi në një rrugicë në Komunën e Gjilanit.

Zeka nuk ka kursyer kritikat ndaj dy vozitësve, duke i quajtur edhe “banhof-ista të Zvicrës”.

“Shikoni se si vozisin dy banhof-ista të Zvicrës, në një rrugicë të Gjilanit, ku shpejtësia është 20 km, ata 200”, ka shkruar Zeka.

Ai ka thënë se ka qenë prezent në këtë lokal ku edhe i ka marrë pamjet nga kamera e sigurisë.

Zeka ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hapin rast. /TV Malisheva

Share.