Milani pritet të fillojë me Rafael Leao në sulm, ndërsa Fikayo Tomori pritet të jetë që nga fillimi në mbrojtje.
Rossonerët u kthyen nga Serbia me një barazim 2-2 dhe Stefano Pioli do të mbështetet te Leao në ndeshjen vendimtare në San Siro.
Zlatan Ibrahimovic do të pushojë për të dielën.
Gigio Donnarumma është i sigurt në portë, me Davide Calabria dhe Theo Hernandez duke kompletuar vijen e mbrojtjes.
Soualiho Meite pritet të fillojë pranë Franck Kessie në mes, duke lënë Sandro Tonali jashtë formacionit, ndërsa Samu Castillejo, Rade Krunic dhe Hakan Calhanoglu duhet të luajnë në një trident sulmues pas Leao.
Milan: Donnarumma; Kalabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Meite, Kessie; Castillejo, Krunic, Calhanoglu; Leao
Crvena Zvezda: Borjan; Pankov, Milunovic, Degenec; Gobeljic, Kanga, Petrovic, Gajic; Ben Nabouhane, Ivanoviç; Falcinelli
/TV Malisheva