Milan dhe Inter duket se janë të destinuara të përballen edhe në merkato, me dy ekipet që interesohen për të njëjtin lojtar.
Sipas mediave italiane, kuqezinjtë dhe zikaltrit kërkojnë Lucas Martinez Quarta.
23-vjeçari aktivizohet me River Plate dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Martinez Quarta luan si qendërmbrojtës dhe është paraqitur mjaft mirë në Superligën argjentinase.
Sipas mediave në Itali, Milan interesohet prej kohësh për mbrojtësin, ndërsa së fundmi garës për të i është bashkuar edhe Inter./ Tv Malisheva