Milan është duke menduar për të ardhmen në repartin e sulmit.

Drejtuesit rosoner nuk po llogarisin më në suedezin Zlatan Ibrahimovic dhe për këtë arsye janë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Rosonerët janë duke kërkuar një sulmues qendror dhe tani kanë synim që ta sjellin në “San Siro”, sulmuesin e Napolit, Milik.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport” rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për sulmuesin./TV Malisheva/

Share.