Kanë përfunduar tri ndeshjet e radhës në javën e 22-të në Serie A-në italiane.

Skuadra e Milanit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e zhvilluar në Sansiro, kundër Veronës, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1

Milan e nisi keq, duke u gjendur në disavantazh qysh në minutën e 13-të, kur shënoi Faraoni, ndërsa ishte mesfushori turk Hakan Calhanoglu i cili barazoi shifrat në 1 me 1, në minutën e 29-të.

Rosonerët u munduan që ta gjenin golin e fitores gjatë gjithë pjesës së dytë, por nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa në dy ndeshjet tjera, Lazio shkatërroi Spalin me rezultat 5:1, ndërsa Atalanta dhe Genoa barazuan 2:2./TVMalisheva

Share.