Skuadra italiane Milan e ka huazuar sulmuesin kosovar Ismet Sinani.
Sulmuesi 20-vjeçar edicionin e kaluar ishte i huazuar te Juve Stabia dhe pas përfundimit të sezonit u rikthye në Milan.
Por Rossonerët kanë vendosur ta huazojnë përsëri kosovarin në Serie C.
Anëtari i Kosovës U-21 karrierën do ta vazhdoj tek skuadra Sicula Leonzio në Serie C.
Sinani do të luaj për një vit te kjo skuadër si i huazuar për të bërë më shumë përvojë.