Shkodran Mustafi është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Topçinjtë në fund të sezonit, pasi ka humbur vendin e titullarit këtë edicion.

Kampioni i Botës me Gjermaninë ishte kritikuar shumë nga tifozët e Arsenalit dhe duket se ai do të rikthehet në Serie A.

Pas përvojës fantastike vite më parë me Sampdorian, Mustafi është pranë rikthimit në kampionatin italian.

Milani është skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e tij dhe tani Rossonerët kanë bërë një ofertë zyrtare.

Sipas mediave italiane Milan i ka ofruar 10 milionë euro Arsenalit për transferimin e Mustafit.

Mbetet të shihet nëse do të mjaftojë kjo ofertë e kuqezinjve për ta bindur Arsenalin ta lënë të lirë Mustafin.

Gjithsesi edhe Roma po e monitoron situatën e shqiptarit pasi Giallorsoët duan ta përforcojncv repartin defensivë./ Tv Malisheva

Share.