Milani do të rikthehet në stërvitje ditën e enjte. Lojtarët dhe stafi teknik do të bëjnë testimet në qendrën mjekësore “La Maddonina”.
Sky Sport 24 shkruan se ekipi i “Djallit” do të mblidhet rreth orës 8:30 në stërvitje.
Trajneri Stefano Pioli dhe stafi i tij do të bëjnë testet para rifillimit të stërvitjes, por kryesore do të jetë që të testohen futbollistët e skuadrës. Do të bëhen teste të detajuara për të kuptuar nëse janë të pastër për t’u stërvitur ose jo.
Futbollistët që kanë kaluar me sukses testin do të kenë mundësi të rikthehen në stërvitjen që do të zhvillohen në Milanello. Milani do të punojë në 3 fusha dhe do të nisin me punë individuale. Përgatitja fizike do të jetë primare më pas ajo me top.
Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie nuk janë rikthyer ende në Milano, ato pritet të qëndrojnë 2 javë të izoluar. Jack Bonaventura, Lucas Biglia dhe Leo Duarte janë futbollistët që janë testuar deri më tani te skuadra e Milanit./Tv Malisheva