Edhe një tjetër lojtar pritet t’i largohet skuadrës së Milan, gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi i Milan, Tiago Djalo, pritet të largohet skuadrës së Milan, për të kaluar tek skuadra e Lille.

Raportimet nga ‘RMC’ bëjnë të ditur se francezët pritet të paguajnë rreth 5 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Lille janë të vendosur të transferojnë Djalo, dhe tinejxheri portugez thuhet se është gati për këtë lëvizje.

19 vjeçari paraqitet edhe me skuadrën kombëtare të Portugalisë, dhe kishte kaluar tek Milan në janar, për shumën e 500 mijë eurove.

Share.