Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e ka ftuar Serbinë, siç tha ai “t’i ketë mend në kokë” tash kur raportet mes dyja vendeve po shkojnë drejt përkeqësimit.

Duke u përgjigjur ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria serbe për krime lufte ndaj katër oficerëve të lartë të ushtrisë kroate për krime lufte ndaj serbëve që pretendohet të jenë kryer në vitin 1995, Milanoviq tha se ky është “veprim jo inteligjent i Serbisë me të cilin kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian”.

Serbia në NATO nuk do të hyj, në rregull. Në këtë mënyrë ata nuk do të pranohen kurrë as në BE”

Gjatë një paraqitjeje të martën pasdite nga Zagrebi, Milanoviq, theksoi se sjelljet e ditëve të fundit nga pala serbe tregojnë “shtetin e varfër e të degraduar i cili askund nuk e ka statusin e rregulluar”.

Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s.

/TV Malisheva

Share.