Siç ēshtē raportuar sē fundmi, seria e re e iPhone 12 e Apple po vuan nga disa çështje dhe probleme shqetësuese, por më e keqja ēshtē se tani po thuhet se kēto telashe janë përhapur në shumë më tepër modele tē iPhone, raporton Forbes.

I raportuar për herë të parë si një problem qē kryesisht lidhet me iPhone 12 nga MacRumors muajin e kaluar, përdoruesit tani kanë përmbytur edhe forumin e vetë MacRumors (22 faqe, mbi 1.000 mesazhe) dhe Komunitetet e Mbështetjes së Apple (44 faqe, mbi 5.000 raste tē raportuara) që konfirmojnë se pērdoruesit e iOS-14 janë potencialisht në rrezik nga problemet e përhapura të mesazheve SMS.

Këto çështje po përhapen edhe në aplikacione të tjera të njohura të mesazheve të palëve të treta sikurse Signal dhe WhatsApp.

Problemet variojnë nga pamundësia për të dërguar ose marrë mesazhe deri te njoftimet që mungojnë kur pērdoruesit pranojnē mesazhe. Për më tepër, ashpërsia ndryshon me disa përdorues që marrin njoftime të herëpashershme por që u mungojnë të tjerëve, ndërsa më të prekurit janē ata qē thonē se mesazhet e tyre nuk po arrijnē fare nē telefonat e tyre.

Kuptohet, reagimi nga përdoruesit po nxehet – veçanërisht pas heshtjes sē vazhdueshme nga ana e Apple. /TV Malisheva

Share.