Milot Rashica po i kalon javët e fundit si futbollist i Werder Bremenit.Ylli nga Kosova pritet të largohet në fund të sezonit, pasi ofertat për të nuk mungojnë, por edhe se Werder Bremen nuk është duke kaluar momente të mira dhe rrezikon rënien.Shumë skuadra nga Anglia dhe Gjermania janë vënë pas Milotit, por ai mund të përfundojë në kampionatin italian Serie A.Mediat e afërta me Napolin kanë raportuar se gjiganti italian tanimë ka bërë një ofertë zyrtare te Werder Bremeni për yllin e Kosovës.
Raportohet se Napoli ka ofruar 30 milionë euro te Werderi për Rashicën, ofertë që ka kënaqur klubin gjerman duke marrë parasysh krizën financiare që po kalojnë.Megjithatë Werder ka kërkuar kohë para se ta pranojë atë, pasi po shpreson në një ofertë më të lartë nga klubet angleze për Milotin.Napoli e ka ndjekur që tri vite 23-vjeçarin dhe sipas iamnaples.it tani është momenti më i mirë për transferimin e tij.Skuadra më e interesuar ka qenë RB Leipzig, por klubi gjerman nuk ka ofruar më shumë se 20 milionë euro për reprezentuesin kosovar.
Gjithsesi Napoli tani është skuadra me ofertën më të lartë dhe bëhet favoriti kryesor për transferimin e Rashicës.Nëse realizohet ky transferim, atëherë Rashica në Napoli do të gjente edhe bashkëkombësit e tij Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin që do t’i bashkohet napolitanëve nga muaji korrik./ Tv Malisheva