Kombëtarja mysafire ka triumfuar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 0:2, me golat e Pablo Fornals dhe Ferran Torres.

Pas ndeshjes, Milot Rashica tha se është i dëshpëruar që nuk fituan, pasi e humbën lojë vetë, nga rastet e shpërdoruara.

“Besoj që ka qenë një prej ndeshjeve më të mira që i kemi zhvilluar deri tash, e mujtëm ne veten, u dashtë m’i shfrytëzu disa raste më mirë, në shumë ndeshje nuk kemi krijuar, sot kemi pas raste, na ka mungu qetësia para portës, entuziazmi me shënu para portës për këta tifozë me i gezu, më vjen keq që jemi dal pa pike sot. Sot e kemi treguar qe nëse luftojme për njeri tjetrin, kemi fituar shumë duele, kemi qenë me agresive se ndeshjet e tjera, faji është i joni, është dashtë me përfundu lojën shumë më heret. Na vjen shumë keq”, tha Rashica. /TV Malisheva

Share.