MINI ka lëshuar fotografi të reja të makinës së saj të rimodeluar me 5 dyer.
Prodhuesi britanik në pronësi të BMW kohët e fundit rimodeloi modelin e saj të fundit dhe tani kemi mundësinë të shohim nga afër versionin me 5 dyer.
Ndryshimet stilistike janë më të dukshme në pjesën e përparme të automjetit, ku grila dhe parakolpi janë ridizajnuar.
Përveç kësaj, makina mori drita të reja LED, dhe parakolpi u ristrukturua pak.
Dritat ndaluese të dizajnuara në stilin e flamurit britanik “Union Jack” janë standarde në të gjitha modelet me 5 dyer.
MINI gjithashtu ka zgjeruar zgjedhjen e ngjyrave të jashtme me tre nuanca të reja të quajtura “Island Blue” metalike, “Rooftop Gray” metalike dhe “Zesty Yellow”.
Klientët gjithashtu do të jenë në gjendje të zgjedhin nga disa versione të reja të rrotave të aliazhit.
MINI gjithashtu thekson që diapazoni i motorit për 2021 është marrë nga versionet aktuale, kështu që nuk ka pasur asnjë ndryshim nën kapak. /TV Malisheva